31-vjeçari Albert Ibraliu banues në Babrru ka rënë në prangat e policisë pasi ishte shpallur në kërkim për “mashtrim” dhe “falsifikim të dokumenteve”.
Ai u paraqit më 23 prill të këtij viti me një dokument identifikimi me gjeneralitete të rreme, duke marrë me qira një automjet tip “BMW”, në kompaninë e shtetasit SH.B.
Ndonëse kishte mbaruar afati kohor ai nuk ia ka kthyer më mjetin kompanisë. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.
Diskutime rreth kësaj post