Në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë po mbahen homazhet për nder të figurës së ish-deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, ish-ministrit të Mbrojtjes Luan Hajdaraga.
Ai u nda nga jeta paraditen e 30 korrikut. Homazhet do të mbahen nga ora 10:00 deri në 12:00 dhe më pas do të bëhet përcjellja për në varrezat e Tufinës.
Të shumtë kanë qenë personalitetet politike dhe akademike që dje shprehën ngushëllimet për humbjen e Hajdaragës.
Diskutime rreth kësaj post