Ju ka shkuar ndonjëherë në mend të martoheni me vetën?! Ndoshta do t’ju duket një pyetje e çuditshme por një vajzë e re nga Australia ka lidhur kurorë me veten e saj. Frika ka zhgënjimi apo edhe nga divorci shtyn shumë vajza të reja të qëndrojë beqare, të mos martohen.
Por Linda Doktar ka zgjedhur një rrugë tjetër atë që të martohet me veten e saj. Lidhja më e gjatë që gjithsecili mund të parashikojë si më të suksesshmen e mundshme është ajo me vetveten. 34-vjeçarja përjetoi një histori të dhimbshme dashurie, asaj iu thye zemra nga ish-i dashuri i saj dhe kështu mori një vendim të çuditshëm të martohet me vetveten shkruan Daily Mail.
34-vjeçarja zhvilloi një ceremoni të thjeshtë intime në plazh dhe ftoi vetëm 3 miqtë e saj më të ngushtë. Ajo zbatoi të gjitha rregullat e një martese; me dëshmitar, dekor ambienti fustan të bardhë, buqetën me lule madje bëri edhe betimet.
“Unë mendova se kjo ishte një mënyrë kaq e bukur për të simbolizuar dashurinë dhe vetëvlerësimin. Besoj se lidhja më e rëndësishme që mund të kem ndonjëherë është me veten time.”,- ka treguar Linda.
Mjaftoi një pasqyrë për të bërë betimin e dashurisë së përjetshme dhe madje këtë lloj martese vajza nga Australia ua këshillon edhe vajzave të tjera që kanë kaluar një eksperiencë si e saja.
Foto:
Diskutime rreth kësaj post