Kryeministri Edi Rama Bëri një koment të shkurtër në Facebook për çështjen e Vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe kaq ka mjaftuar që të ketë një lumë komentesh.
Meqë ishte e shtunë, (dhe duket se ka pasur pak kohë të lirë) kryeministri zgjodhi tu përgjigjej disa prej tyre, por nuk e ka pritur mirë mosbesimin që kanë shqiptarët te ky proces.
Ka nga ata që i thonë se ‘rrjeta e Vetingut është çarë qëllimisht në disa raste’, por Rama si zakonisht nuk tërhiqet nga e tij, ndërsa i këshillon ndjekësit e komentuesit që ‘të mos lexojë portalet dhe të mos shohë filxhan’, pasi sipas tij atë e mban nën kontroll ONM-ja.
Debatet e Edi Ramës me komentuesit në Facebook:
Daniel Daniele: Ka raste qe rrjeta vettingut cahet qellimisht… (rasti Zaganjori etj. )! Duhet te filloj urgjentisht & shume ashper vettingu per politikanet brenda ketij viti. Sekuestrim pasurive maramendese + burg per te gjithe hajdutet & kriminelet qe kane 27 vjet qe i pijne gjakun popullit. Nese beni kete atehere vertet beni difetercen… ndryshe jeni te gjithe njesoj ( bashkepunetor etj. )! ????
Edi Rama: S’ke kuptuar thelbin miku im! Vetingun e politikaneve e bejne gjykatat dhe prokurorite e cliruara nga kthetrat e korrupsionit, si ne cdo vend normal ku drejtesia i takon drejtesise, jo politikes dhe parase! Sa per “çarjet e qellimshme” te rrjetes, mesoje se rrjeta nuk çahet as se keshtu thone portalet, as se keshtu thone komentet, as se keshtu thone filxhanet e kafeneve, sepse rrjeta mbahet nen kontroll te rrepte nga Operacioni i Monitorimit Nderkombetar, keshtu qe te pakten kete fakt mos e harro se te tjerat i kupton hap pas hapi, duke pare efektet e ketij revolucioni ne drejtesi qe deri pak vjet me pare as nuk imagjinohej e jo me te ndodhte! Por ja qe po ndodh dhe e di pse? Se nuk jemi te gjithe njesoj, do ti s’do ti????Fundjave te mbare.
JusTt Miri: #VETING do quhet, at here kur ta nisesh qe nga vetja dhe qeveritaret e tu. Pastaj ti marresh te gjithe me rradhe.Ky s’eshte “veting ” por vetem nje loje dhe tallje me popullin.
Edi Rama: Lexo komentin tim me lart qe te kuptosh ku flet pa lidhje, nderkohe qe sa per mua, nese do kisha ndonje mize nen kesule nuk do luftoja per Reformen ne Drejtesi e per Vetingun qe te kemi prokurore e gjykates qe s’i kane duart e lidhura per politikanet e te lira per te bere pazar me kriminelet!
Helga Kondi: po Zaganjori, Toska, me çfare parametrash e kaluan fazen e pare te vetingut, te pakten per Tosken me rezulton qe vendimi eshte kundershtuar…gjths doja tethoja qe pesonalisht materiale dhe denoncime kam deguar pa fund ne istitucionet shqiptare…me duket se funksionon si proverbi i Nastradinit me qershite e lagura me pipi…ose ndryshe trajtim i tyre eshte si ai me thjeshterit…pra nje i nenes dhe nje i babes…gjths nese keni kohe per te lexuar personalisht dokumentat dhe dosjet perkatese te proçeseve ne te cilat kam qene pale e paditur dhe e zhveshur nga e drejta e nje proçesi te rregullt ligjor e kushtetues, ne dosjet ne fjale pasqyrohet ne menyre me se te qarte dhe paster shkeljet, abuzimet, korrupsini pasiv (aktin nuk mund ta verifikoj personalisht pasi nuk zoteroj mjetet perkatese) i gjyqtareve qe morren pjese dhe gjykuan çeshtjet ne fjale…mjafton qe verifikimet istitucionale te funksionojne pa dallime feje e krahine apo politike, pra te filloj te funksionoj shteti i se drejtes!! mjaft me sharlatane gjykues qe nuk kane as etike as profesionalitet per te ushtruar detyren e tyre te sanksionuar ne KUSHTETUTE si perfaqesuas te saj dhe te LIGJIT!!!
Edi Rama: Jo s’e nuk kam kohe po nuk e kam fare kete detyre, ndersa sa per emrat qe pergojon ti une di te them vetem qe procesi i Vetingut monitorohet nga Operacioni Nderkombetar i Monitorimit, jo nga bastuni i Nastradinit???? Keshtu qe une e di se ne jemi pergjithesisht nje milet shume kompetent kur flasim per punen e te tjereve, po ne kete rast nuk eshte keq te mendohesh dy here kur flet, sepse nese do te ishte muhabet Nastradini ky atehere s’ma ha mendja se do te nastradinepseshin edhe SHBA edhe BE apo jo?????
Urim Xhahu: O shoku Edi o artist o piktor me eksperince ti mua me ke thene se e ke timonin vete , qe do te thote te hidhet kush te hidhet te bej cfare te beje opozita drejtesia duhet te shkoje ne vend, prandaj te kam thene 100 here mos permend parti politike . Vepro dhe na jep ate qe meritojme ate qe po presim cdo sekond cdo minute ? Te korruptuarit ne burg se po si fute keta ne burg ti e di qe populli nuk do ta fal ????
Edi Rama: O Urim o xhan o mik, si te ta shpjegoj une ty qe s’jemi me ne komunizem dhe nuk e cakton as partia as qeveria kush shkon ne burg?! Si te ta shpjegoj une ty qe kete pune e ben drejtesia dhe prandaj po e pastrojme drejtesine permes Reformes dhe Vetingut?…See More
Erlind Dëma: Lere vettingun po shih lokalet ne bregdet 1 uje 300 lek !! Ske ku ben plazhin
Edi Rama: Cmimet nuk i ve une po i percakton tregu djalosh, keshtu qe nese s’te pelqen biseda per Vetingun mos u fut fare ne kete mes dhe vazhdo pi kafen qe ke perpara????
Jimmy Na Rrap: Mopo futi brenda salen dhe liken dhe nuk te heq njeri nga qeveria sa here kemi votimet
Gazmend Merkaj: Te lumte goja po sdo i fusi dot..po ti fut se ze njeri me me dor te udheheq dhe per 3 mandate te tjera sa te doj.
Edi Rama: Gazmend Merkaj te marrsha te keqen e ke marre vesh qe jetojme ne nje sistem ku nuk te fut ne burg as partia, as qeveria apo s’te ka ardhur lajmi i renies se komunizmit ne Shqiperi?????
Gusti Plaku: Sido që të jetë çfarë do që të ndodh. Të gjith njesoj jeni.ndaj 50% e popullit s’voton fare. E çfarë do ndodh me vettingun?! Do futesh meten salen apo bashën në burg?! Jo prap ta them unë jeni të lidhur me njeri tjeterin
Edi Rama: Kush ta ka thene qe 50% e popullit s’voton fare se jo per gje po te kane genjyer! Nderkohe qe per kete futjen ne burg lexo me lart se e kam sqaruar edhe ne komentet e sotme, po s’mund te merrem tek e tek me cdo njeri qe s’e ka marre vesh akoma qe s’jemi me ne komunizem, ku te fuste ne burg partia e qeveria!
Gazi Gazmen: Perderisa nuke shkojne per ndjekje penale dhe nuke ju konifiskohet pasuria atyre qe shkarkohen nuke keni ber asgje fundja ato skane nevoje te punojne me ??!!
Edi Rama: Lexo me lart lexo, i kam kthyer pergjigje edhe kesaj
Armando Meta: Aji qe nuk kalon vetingun duhet proceduar penalisht cdo arsyetim tjeter eshte totalisht I kote….sekuestrim pasuerie dhe ne qeli ….boll u tallen me njerzit.
Edi Rama: Nuk e ben Vetingu kete pune Armando, sepse Vetingu nuk eshte prokurori e as gjykate, po fshese per te pastruar prokurorine dhe gjykaten qe ta bejne edhe kete punen qe thua ti????
Matias Zapata: Po ska vajt asnjeri ne burg,Brenda ven vetem ata informalet qe shesin domate si ste vjen turp
Edi Rama: E para njehere mos u bej qesharak se asnje informal nuk shkon ne burg dhe e dyta, vajtjet ne burg i percakton drejtesia, prandaj po duhet pastruar drejtesia qe te ndryshoje historia e kaq shume viteve pandeshkueshmeri????
Klevisa Bushi: Asnje ne burg. Ku eshte drejtesia? Ka gjykate kyshtetuese shqiperia sic ka ne vendet e tjera me demokraci te konsoliduar. U ke shpall lufte vetem shitesve te qepes.
Fatjon Kordhaku: Nuk ben arrestime qeveria , por gjykatat dhe prokuroria. Fillimi eshte i mbare po ka shum per te bere.
Edi Rama: Fatjon Kordhaku kujt i flet? Klevisa e ka me te degjuar jo me te menduar ate qe shkruan dhe e keqja eshte se mire qe nuk e mendon, po degjon radiot e gabuara.
Diskutime rreth kësaj post