Si zakonisht nuk mungojnë delirantizmat në postimet e tij, por sot Edi Rama duket se e ka kaluar cakun, duke u shprehur se ‘deri para pak vitesh nuk vinin jahte në Shqipëri’.
E çuditshme kjo deklaratë e Ramës, kur bregu i Shqipërisë ka vite që frekuentohet nga jahte e krocera të mëdha.
Por jahti i mbërritur në Sarandë sot, i përket një oligarku rus, që sipas Departamentit të Shtetit të SHBA-së është një njeri i presidenti të Rusisë, Vladimir Putin.
Edhe pse vetëm 46 vjeç, Andrey Melnichenko është një ndër njerëzit e pasur të Rusisë të cilët kanë lidhje me Putin dhe janë të padëshirueshëm.
Nga ana tjetër Edi Rama sot ‘e ka lëpirë’ jahtin e Melnichenko, që është ankoruar në Sarandë për tu furnizuar me karburant.
‘Jahti më i madh në botë sot në gjirin e Sarandës. Deri pak vjet përpara as mund të imagjinohej fluksi i jahteve që po vizitojnë këtë sezon Shqipërinë’, shkruan Edi Rama në Instagram ku ka publikuar dhe një video të shkurtër.
Video:
Diskutime rreth kësaj post