Zbardhet arsyeja se përse para dy ditësh 30-vjeçari Çlirim Kasa nga Elbasani i vuri flaken shtëpisë së vjehrrit pas një konflikti me këtë të fundit. Mësohet se 30-vjeçari ishte babai i një vajze, por së fundmi bashkëshortja kishte lindur një djalë. Pa pëlqimin e gruas i riu kishte vendosur t’ia jepte djalin vëllait, i cili nuk mund të kishte fëmije prej vitesh.
Ky ka qenë momenti kur kane nisur dhe konfliktet në familje. Vjehrri i cili vet nuk kishte mundur të kishte djalë, por vetëm vajza i ka kërkuar dhëndrit të mos ia japë të voglin vëllait, por të lindte një fëmijë të tretë për të, shkruan Faxweb.
Këtë gjë Çlirim Kasa nuk e ka pranuar dhe në një moment tensioni i ka vënë flaken shtëpisë, duke e spërkatur fillimisht me benzinë. Nga djegia e banesës të zotët regjistruan dëme të mëdha, pasi një pjesë e bagëtive gjendeshin në bodrumin e shtëpisë dhe nuk u munden të nxirreshin jashtë nga i zoti, por edhe gruri e materiale të tjera nuk munden të shpëtonin.
Ndërsa 30-vjeçari u shoqërua në komisariatin e policisë Elbasan, mësohet se i porsalinduri gjendet në shtëpinë e xhaxhait, pasi u dhurua nga i ati.
Njoftimi i Policisë
Nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u arrestua në flagrant shtetasi:
Çlirim Kasa, 30 vjeç, banues në fshatin Reçan, Elbasan.
Pasi në fshatin Reçan, Elbasan në konflikt e sipër për motive të dobëta me vjehrrin, shtetasin M. S., 63 vjeç, i ka vënë zjarrin banesës së vjehrrit.
Si pasojë e flakëve është djegur plotësisht banesa e shtetasit M. S. Nga zjarri nuk ka asnjë person të lënduar.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Dhuna në familje”, të parashikuar nga nenet 151/2 , 130/a të Kodit Penal.
Diskutime rreth kësaj post