Ambasadorja e Francës në Shqipëri Christine Vasak ka dhënë një sinjal të qartë për klasën politike shqiptare, duke u “sugjeruar” se Gjykata Kushtetuese duhet vënë në funksion sa më parë.
Reforma ecën, u shpreh nga Korça Vasak, por disa etapa janë ende të lëna pezull dhe duhen plotësuar. Gjuha e përdorur nga ambasadorja ka qëndruar në terma diplomatikë, por sërish është lënë të kuptohet se sipas Francës, Shqipëria ka shumë rrugë për të bërë në reformën në drejtësi dhe se mosfunksionimi i Gjykatës Kushtetuese është një aspekt i patolerueshëm për shtetin evropian.
Christine Vasak: Reforma në drejtësi po ndjek ecurinë e saj. Ka shumë etapa, të cilat duhen plotësuar, përfshirë edhe nivelet më të larta të sistemit gjyqësor.
Gjykata Kushtetuese duhet të vihet në funksion sa më shpejt të jetë e mundur. E gjithë klasa politike e di këtë.
Këshilli i Europës ka bërë një rekomandim në 26 qershor dhe perspektiva e negociatave duhet të bëhet realitet deri qershorin e vitit të ardhshëm. Kjo supozon që reformat duhet të vazhdojnë dhe reforma në drejtësi duhet të përfundojë.
Diskutime rreth kësaj post