Vetëm dy muaj para fillimit të ndeshjeve të Ligës së Kombeve, rivali i parë i Shqipërisë në këtë aktivitet, Izraeli, duket se ka gjetur trajnerin për edicionin e ri. Dy skuadrat do të ndeshen pas dy muajsh në “Elbasan Arena” për të nisur zyrtarisht rrugëtimin që të siguron një biletë në Euro 2020.
Pas shkarkimit të Elisha Levi, si pasojë e disfatës përballë Shqipërisë në eliminatoret e Botërorit, Izraeli i ishte besuar një trajneri të përkohshëm. Por bëhet e ditur se në orët në vijim, përfaqësuesit e Federatës Izraelite pritet të lidhin akord me zviceranin Marcel Këler, një emër shumë i njohur në arenën ndërkombëtare, pasi ka drejtuar për 6 vite përfaqësuesen e Austrisë.
Këler, i cili ka drejtuar edhe ekipe në Gjermani si Këln e Bohum, shihej si një alternativë kryesore për të marrë drejtimin e Bazelit. Por atë e tërheq ideja që të firmosë me një përfaqësuese dhe Izraeli i jep mundësinë perfekte për të nisur një projekt nga e para.
Shqipëria është përballur me Austrinë e Këler në një miqësore në vitin 2016, duke u mundur 2-1.
Diskutime rreth kësaj post