Emisioni BOOM ka trajtuar shqetësimin e një familje në Fier që prej tre vitesh jeton në errësirë.
Familja e Behar Hoxhaj pret mbrëmjet nën dritën e qiriut. Ka 3 vite që errësira ka pushtuar çdo cep të shtëpise ndërsa kryefamiljari nuk ka asnjë mundësi ekonomike për te paguar dritat.
Te ardhurat e vetme për këtë familje që jeton në Kasnic të Fierit është ndihma ekonomike 4000 mijë lekë në muaj të cilën kanë filluar ta marrin që nga janari i vitit 2018. Situata bëhet me dramatike për faktin se bashkëshortja e Beharit vuan nga epilepsia dhe e ka shume të vështirë te jetojë pa drita.
Drutë e zjarrit në dimër dhe verë kane zëvendesuar energjinë elektrike, duke e kthyer dhjetra vite prapa kushtet e jetesës që ofrojnë kohët tona moderne.
Në kufijtë e mbijeteses kryefamiljari thote që kanë 3 vite pa drita dhe nuk e di se sa kohë do të vazhdojë për vetë faktin se nuk ka asnjë lloj mundesie për t’i paguar edhe ne të ardhmen.
Behar Hoxhaj: Kemi 3 vite pa drita. Nuk kam mundësi për ti paguar. Kam 3 vite që as televizor nuk shoh, nuk e di ca ndodh. Shkoj në mal për të mbledhur lule, po ato lekë as për bukë nuk më dalin. Kam dhe gruan e sëmurë.
Bashkëshortja e Beharit: Unë jam sëmure nuk rri dot pa drita natën kam frike. Kam kaq vite e sëmurë dhe as jam vizituar dhe as mjekohem dot se nuk kam lekë. Gatuaj me zjarr, ngroh ujin në zjarr dimeër verë. Në dimër kur është ftohte lahemi brenda në guzhine. Pse jetë është kjo. Nuk kemi mundësi ekonomike për ti paguar dritat./oranews/
Foto:
Diskutime rreth kësaj post