Greqia përjetoi ndoshta tragjedinë më të rëndë të dekadës së fundit, ku më shumë se 80 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë janë shpallur të humbur, si pasojë e zjarreve masive që përfshinë një pjesë të vendit për dy ditë.
Edhe në Shqipëri, sidomos vitet e fundit, ka pasur një situatë të paprecedentë me zjarret, por për fat të mirë pa pasoja në njerëz.
Por, sa rrezikohet vendi ynë nga zjarret?
Instituti i Gjeoshkencave ka dalë me një njoftim ku sqaron se, Shqipëria nuk kërcënohet nga zjarret këtë verë, dhe kjo për faktin se vendi është dominuar nga masa ajrore të paqëndrueshme.
“Territori i Shqipërisë pritet të përshkohet nga rryma ajrore më të lagështa në krahasim me vlerat normale të gushtit në vite, dhe temperaturat gjithashtu pritet të jenë deri në 2-3 gradë më të ulëta se temperaturat normale të muajit ndër vite”, thuhet në njoftimin e IGJEUM.
Përveç Greqisë, edhe disa vende si Britania e Madhe apo Suedia, zjarret në pyje janë bërë mjaft shqetësues.
Ndërkohë, në një aktivitet të Emergjencave Civile, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka paralajmëroi dënime të ashpra për çdo person që vë zjarr në mënyrë të qëllimshme.
Diskutime rreth kësaj post