Policia vazhdon të korrë parcela me kanabis, anë e kënd vendit, por ende në njoftimet e saj zyrtare, mungojnë emrat e personave të mundshëm, që “kultivojnë” këto parcela.
Dy rastet më të fundit i përkasin Tepelenës e Shkodrës, por 330 rrënjët e kanabisit të asgjësuara, nuk kanë asnjë “person përgjegjës”.
Komisariati i Policisë Tepelenë
Më datë 23. 07. 2018, në fshatin Maricaj, në një zonë të pyllëzuar u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 277 bimë narkotike cannabis sativa. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër. Neni 284 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 23. 07. 2018, gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Palaj, në një zonë të pyllëzuar, u konstatuan dhe asgjësuan 42 bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Diskutime rreth kësaj post