Dietologia Blerina Bombaj ka denoncuar grabitjen e çantës së punonjëses së saj në ambientet e punës, e cila kishte brenda rreth 200 mijë lekë të vjetra dhe disa sende të tjera me vlerë.
Bombaj ka publikuar edhe një foto dhe një video të autorit, në të cilën shihet se si ai hyn në zyrë dhe merr portofolin tek një çantë, e cila është sipër një karrigeje dhe më pas largohet.
“Vjedhje ne mes te dites, ne mes te njerezve! Ky ‘zoteria’ ka hyre serbes serbes sot ne zyren tone dhe ka vjedhur nga canta e punojeses se zyres portofolin me 20mije leke te reja, karte identiteti dhe patente. Gjithcka eshte filmuar ne kamera dhe eshte denoncuar ne polici”, ka shkruar në videon e parë Blerina Bombaj.
Ndërsa në një postim të dytë ajo shkruan: “Shikoni vjedhjen e portofolit ne zyren tone, vetem 40 minuta me pare, nga ky palaco burre me thinja dhe kemishe! Ju lutem shperndajeni ta shohin sa me shume njerez kete bastard!”.
Video:
Diskutime rreth kësaj post