Turqia ka ofruar të dërgojë avionë zjarrfikës në Greqinë fqinje, pasi disa zjarre u përplapën nëpër zonat pranë Athinës më pasoja shkatërrimtare në jetë njërëzish dhe dëme të tjera.
Ministri i jashtëm turk tha se aeroplanë dhe helikopterë turq janë në gatishmëri për të ndihmuar Greqinë.
Mevlut Cavusoglu tha se homologu i tij grek Nikos Kotzias e falënderoi atë për ofertën, por tha se asistenca nuk nevojitej aktualisht.
Bekir Pakdemirli, ministri i bujqësisë dhe pylltarisë së Turqisë, në Ankara tha se aeroplanët janë “45 minuta larg nëse ka një kërkesë dhe jemi gati të ndërhyjmë menjëherë.”
Presidenti Rexhep Tajip Erdogan gjithashtu shprehu ngushëllimet e tij dhe tha se vendi i tij ishte gati të ndihmonte.
Diskutime rreth kësaj post