Sot është e martë e zezë! Shteti fqinj Greqia po përjeton një ndër tragjeditë më të rënda, pasi disa vatra zjarri pushtuan një fshat të tërë duke djegur e shkrumbur rreth 60 persona, fëmijë e të rritur.
Deri më tani raportohet se të plagosurit janë rreth 200 ndërsa janë shkrumbuar nga flakët mbi 1000 shtëpi dhe 300 makina.
Mes viktimave dhe personave që konsiderohen të humbur janë edhe shumë fëmijë.
Por jo vetëm Greqia po vuan. Në anën tjetër të globit, në Laos po ndodh një tjetër tragjedi. Qidra njerëz kanë humbur jetën për shkak të reshjeve të shumta dhe rrëshqitjeve të dherave që u ka mbuluar shtëpitë nga dherat.
Ndërsa në Japoni raportohen se të paktën 65 persona kanë humbur jetën për shkak të temperaturave të larta në dy javët e fundit. /albeu.com/
Diskutime rreth kësaj post