Kreu i LZHK dhe deputet i dalë nga lista e PD për qarkun e Tiranës, Dashamir Shehi, është më i preferuari për mediat shqiptare, pasi gjithnjë përbën lajm me batutat e tij përmes të cilave përcjell dhe mesazhin politik.
Sot në KafeIN në Intv dhe In Radio 105.7 ishte i ftuar deputeti Dashamir Shehi. Një nga emrat që gëzon më shumë mbështetje nga figurat e opozitës vendosi sot të rrëfehej 360 gradë.
Flavio Qarri e pyeti atë edhe për përdorimin e figures së tij nëpër rrjete sociale që Shehi e konsideronte shumë zbavitës.
Sa i takon politikës ai e shikon aktualitetin një moment decadence të qeverisë dhe e konsideron atë butaforike e tv shqetësuar për sheshe fasadë duke lënë pas dore investimet e tjera infrastrukturore e strategjike.
Në një krahasim mes Ramës e Berishës në kontekst shumëplanësh, Shehi tha se edhe në raport me Francën Berisha ishte më dinjitoz se shkoi atje si doktor.
Por I pyetur nga Flavio Qarri ai tha se ende opozita ka shumë rrugë për të bërë për të qënë një ofertë serioze qeverisëse.
Nga ana tjetër ai vuri theksin te fakti që të gjitha vendimet e Ramës filluan në momentin që u shpërbë Gjykata Kushtetuese. Tani Rama është arbitri i vetëm për aq kohë sa i ka mbetur në krye të qeverisë.
“Teatrin” Dashamir Shehi e konsideroi fillimin e një mënyre të re vjedhjeje dhe korrupsioni qeveritar. E quajti moda e grabitjes së hapur.
I pyetur për një mandat “Rama 3” ai e konsideroi një skenar apokaliptik.
Ai gjithashtu tha se më i frikësuar nga një Vetting i mirëfilltë është Rama që ka 20 vite në pushtet.
Më tej Flavio në kuadër të temës së ditës në KafeIN e pyeti z. Shehi për femrën më seksi shqiptare dhe ai përmendi faktin se në Parlament ka gjithmonë e më shumë femra të bukura por për sharm do të veçonte Arta Daden.
Diskutime rreth kësaj post