Zëvendës kryetari i LSI, Luan Rama tha në Ora News se ka pasur nga PS ofertë për të votuar ligjin për Magjistraturën. Sipas Ramës, pavarësisht kërkesës së PS, ajo nuk ka qenë hoherente në qëndrimin e saj.
Pyetje: A keni pasur një ofertë të drejtpërdrejtë nga PS për të votuar ligjin e masgjstraturës , a ka pasur një dialog për të?
Luan Rama: Prej kohësh në një mori takimesh na është kërkuar nga PS që të mbërrinim në një votim të përbashkët. Pavarësisht se qëndrimi i tyre nuk ka qenë koherent nga seanca në seancë apo nga takimi në takim dhe madje për këtë arsye dhe kjo ishte një nga arsyet që unë kërkova sot.
Meqë deri këtu kishte dështuar procesi i dialogut dhe i negociatave kërkova sot që të ngrihen në një nivel më të lartë të përfaqësimit politik.
Në vlerësimin tim është absurde, fyese për qytetarët dhe për mënyrën si funksionon shteti. Në një kohë kur sistemi i drejtësisë është në kolaps, kur reforma në drejtësi nuk ka përmbushur detyrimet e saj kushtetuese dhe ligjore, kur një mori të institucioneve të drejtësisë nuk janë krijuar dhe kur ato që kanë qenë krijuar por që janë vetuar janë paralizuar dhe bllokuar, të kësh luksin të shkosh me pushime.
Kjo do të thotë më e pakta mos kesh ndjenjën e përgjegjësisë për përgjegjësitë qeverisëse që ke. Do të ishte normale që Kuvendi të punonte cdo ditë pa ndërprerje që të shkonte drejt një zgjidhje që ta çonte përpara reformën në drejtësi.
Është skandaloze që sot Shqipëria nuk ka Gjykatë Kushtetuese, nuk ka Gjykatë të Lartë, është paralaizuar i gjithë sistemi i drejtësisë. Gjyqtarët janë përjashtuar për shkak të vettingut dhe nuk janë zëvendësuar.
Puna e një anëtari të Gjykatës së Tiranës psh është 150 dosje gjyqësore në vit, të cilat sot nuk i merr dot përsipër njeri ti trajtojë dhe ti gjykojë.
Pra bllokimi është shumë dimensional dhe ka mbërthyer kaq keq sistemin e drejtësisë saqë unë shpresoj të mos ndodhë, por parashikoj një situatë më skandaloze në ditët që vijnë.
Luan Rama tha gjithashtu se iniciativa e tij për të ulur në një tryezë dialogu palët politike u sabotua nga kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja.
Luan Rama: Unë iniciova sot në emër të LSI mundësinë e një tryeze dialogu. Dua ta them që isha në një proces konsultash takimesh me kryetarin e Kuvendit, por edhe me kreun e PD, kreun grupit parlamentar të PS që të mund ta nisnim këtë proces. Unë nuk jam aq naiv sa të besoja se do zgjidhej çdo gjë.
Por ulja në tryezë mund të niste një proces, gjë që u sabotua. Ndërkohë që unë po përpiqesha të afroja palët në një mënyrë idioteske dhe provokative u shfaq në ekran Ulsi Manja, i cili përdori një zhargon të padenjë, duke u përpjekur të shfaqej si një specialist i kapsllëkut, i cili jo vetëm e provokoi, por edhe e sabotoi këtë përpjekje që mund të mos sillte produket, por ishte një mundësi e mirë për të ulur palët.
Madje edhe kolegët e PS me të cilët unë negocioja u habitën nga ky qëndrim.
Diskutime rreth kësaj post