Deputeti i opozitës, Dashamir Shehi kohët e fundit është përfolur se do të jetë kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës”>Tiranës.
Pavarësisht se ende nuk ka asnjë reagim zyrtar nga vetë ai apo nga PD, Shehi ka nisur kritikat ndaj kryebashkiakut të Tiranës”>Tiranës, Veliaj.
Shehi ka deklaruar se Veliaj fokusohet më shumë te propaganda se sa në realizimin e punëve në kryeqytet.
Sipas tij, Veliaj dhe kryeministri Edi Rama paguajnë gazetat e huaja për propagandë.
“Këtu paguhet që një gazetë e huaj të thotë se kryeministri shqiptar është shumë i zgjuar.
Paguhet që gazetarët e huaj të vijnë në Tiranë dhe të thonë se janë të habitur me ndryshimin e Tiranës”>Tiranës.
Më thuaj ti ku habitesh me ndryshimin në Tiranë?
Unë habitem që nga shtëpia deri te Zogu i Zi më duheshin 7 minuta tani më duhen 17. Ku është ky ndryshimi në Tiranë?”,- pyeti kreu i LZHK-së./albeu.com/
Diskutime rreth kësaj post