Mazhoranca miratoi sot ligjin për avokatët. Për këtë ligj, Taulant Balla dhe Ulsi Manja kishin bërë një amendament sipas të cilit gjyqtarët dhe prokurorët të cilët largohen nga sistemi për shkak të vetingut nuk mund të ushtrojë profesionin e avokatit për një farë kohe.
Por ky propozim u kundërshtua nga deputeti socialist Spartak Braho i cili tha se ky propozim është i pabazuar në asnjë ligj dhe për këtë u bëri thirrje kolegëve socialist që të mos e votojnë.
Gjatë votimit, Braho dhe një tjetër deputet votuan kundër propozimit të Ballës dhe Manjës, por amendamenti u miratua me shumicë votash.
Në një prononcim për mediat pas përfundimit të seancës, Taulant Balla sqaroi amendamentin e propozuar.
“Kemi miratuar një amendament i cili garanton që persona që janë qenë pjesë e sistemit të drejtësisë, gjyqtar-prokuror, të cilët largohen për shkak të vettingut për një kohë të caktuar nuk mund të kryejnë aktivitetin e avokatit.
Duke dhënë garancitë për të gjithë komunitetin e juristëve të cilët kanë pasur këndvështrime të kundërta lidhur me kushtetutshmërinë apo jo, shkeljen e të drejtave të njeriut apo jo, të marrim në kohë edhe një vlerësim nga Komisioni i Venecias por ne i kemi dhënë udhë miratimit të ligjit sot”, u shpreh Balla.
Diskutime rreth kësaj post