Ministri i Shtetit për Çështje Evropiane në Ministrinë e Jashtme gjermane, Michael Roth ka zhvilluar sot një takim me homologun e tij shqiptar, Ditmir Bushati.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp, Bushati dhe ministri gjerman folën për reformat dhe kushtet që duhet të plotësojë Shqipëria në kuadër të çeljes së negociatave me BE.
Ministri gjerman dha një mesazh të qartë për politikën shqiptare, që ajo të marrë përgjegjësitë që i takojnë në mënyrë që sipas tij të mos rrezikojnë rrugën e vendit drejt BE.
‘Kam ardhur të përgëzoj Shqipërinë për sukseset. Shqipëria, në rrugën e duhur drejt anëtarësimit pasi ka marrë nga KE rekomandim pozitiv. Jam i bindur që Shqipëria do të vijojë reformat.
Vettingu deri tani ka qenë procesi i suksesshëm. Funksionimi i procesit gjyqësor, me rëndësi. Këtu bëhet fjalë për krijimin e një sistemi të fortë drejtësie.
Merrni përgjegjësitë tuaja që të mos rrezikoni rrugën e Shqipërisë drejt BE. Duhet të jeni të vendosur në rrugën e reformave’, tha Roth.
Ndërkohë, ministri Bushati pohoi se ky vit nuk është i lehtë për Shqipërisë, e cila duhet të punojë për plotësimin e kushteve për BE.
Diskutime rreth kësaj post