Partia Dempkratike ka hedhur akuza të rënda drejtuar kryetarit të Bashkisë së Tiranës Veliaj, duke e bërë përgjegjës për një tender korruptiv në lidhje me uniformat e policisë bashkiake.
Përmes një deklarate për shtyp nga ana e zëdhënëses së PD-së Ina Zhupa, selia blu ka bërë publikë dokumentat që tregojnë se kompania që ka fituar tenderin prej 100 milionë lekësh nuk ka paguar taksat dhe është nën sekuestron e tatimeve.
“Ndryshe nga sa propagandon në mediat e vëna plotësisht nën kontroll, Bashkia e Erion Veliajt është një nga institucionet ku korrupsioni është mënyra e vetme që funksionon për punët publike dhe shërbimet e tjera. Tenderi 100 milionësh për veshjet e policëve bashkiakë është një rast flagrant, ku korrupsioni dhe shkelja skandaloze e disa ligjeve bëhet aq hapur, sa çdo qytetar i zakonshëm mund ta kuptojë.
Mjafton të shohë dokumentet që po bëjmë publikë. Është fakt se Erion Veliaj i ka dhënë 100 milionë lekë një kompanie që nuk paguan tatimet dhe për ketë arsye është nën sekuestro.
Dokumenti nga Zyra e Tatimeve e provon këtë. Aty thuhet se kompania fituese “Vojsava Zenelaj” është me statusin “nën mbledhje me forcë”, çka tregon se kompania nuk ka paguar tatimet dhe duhet të ishte skualifikuar menjëherë!”- është shprehur zëdhënësja e PD.
Por pas kësaj deklarate ka reaguar Bashkia e Tiranës, e cila po ashu përmes një komunikate për shtyp kla publikuar një dokument ku ttegohet se kompania në fjalë nuk ka taksa të papaguara./Gazeta Express
Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/pd-akuzon-veliajn-vodhi-100-mln-leke-me-kompanine-e-dyshimte-reago-560730/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright
Diskutime rreth kësaj post