Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka bllokuar në tregun Agro-Ushqimor në Tiranë, rreth 180 kg djath, i cili rezultoi që në përbërje të tij kishte niseshte.
Sipas AKU, nga inspektimet u konstatua që një subjekt furnizuar sipas një fature të thjeshtë tatimore nga Shkodra. Nisur nga ky kontroll, DRAKU Shkodër nisi menjëherë inspektimin në subjektin, nga ku konstatoi që kryente veprimtari në kundërshtim me ligjin, pasi nuk zotëronte asnjë dokumentacion shpjegues për gjurmueshmërinë e produkteve.
Sipas ligjit në fuqi, çdo subjekt ka detyrim ligjor për të patur të dhëna të plota e dokumentuara për lëndën e parë të furnizuar dhe për çdo furnizim për të tretë, me produktin përfundimtar të kryer.
Menjëherë nga trupa e inspektorëve të AKU Shkodër u mor masë administrative ndaj këtij subjekti si dhe u vendos masa e bllokimit të produktit djathë të falsifikuar, i cili sipas proçedurës do të asgjesohet.
“AKU gjykon që është e dukshme kryerja e vepres penale të mashtrimit, parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal, dhe këtë rast do e depozitojë me shkresë në Prokurori, në kuadër të bashkëpunimit operacional.
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, garanton të gjithë konsumatorët që do të vazhdojë të jetë viligjente, duke forcuar dhe vënë në lëvizje të gjithë mekanizmat dhe instrumentët e duhura institucionale, me qëllim garantimin dhe fuqizmin e sistemit të gjurmueshmërisë dhe sigurisë ushqimore”, thuhet ne nje njoftim zyrtar. /albeu.com/
Diskutime rreth kësaj post