Kryeministri Edi Rama është padyshim një ndër kryeministrat më të “interesant” në botë.
Përveç stilit të tij të veshjes me atlete, çitjane dhe xhupa me logo skuadrash futbolli, Rama njihet për pikturën.
Gjatë një interviste për media të huaja, Rama është pyetur në lidhje me piktutat e tij mbi axhendat, kohën që i kushton dhe sa e kuptojnë kolegët e tij.
Z.Kryeministër, ju vizatoni edhe gjatë një konference ndërkombëtare. Përse?
Më ndihmon të përqëndrohem, Më ndihmon të ul tensionin gjatë procesit të ndërveprimit dhe gjithashtu më ndihmon të komunikoj më zë më të ulët dhe kljo është një gjë e mirë.
Dhe çfarë thonë bashkëbiseduesit tuaj?
Bashkëpunëtorët e mi e dinë dhe shqetësohen më shumë kur unë nuk jam duke vizatuar.
Por kur njerëzit vijnë të më takojnë, ndonjëherë bëhet e vështirë.
Ai filloi të më tregonte diçka dhe unë po vizatojë. Pas pak ai më tha: Më falni, ose më dëgjoni mua, ose unë po iki dhe ju vazhdoni të vizatoni.
Unë ju përgjigja: Në rregull. Dhe unë e lashë vizatimin.
Pas një momenti ai më pyeti: A po më degjoni?
Unë iu përgjigja: Jo, sepse nëse nuk vizataj nuk mund të përqëndrohem në bisedë. /albeu.com/
Diskutime rreth kësaj post