Allen Engelman, 28-vjeçar ishte kafshuar nga një peshkaqen të dielën teksa bënte surf në Ishullin Singer. Një ditë më pas ai u rikthye aty për t’u hakmarrë.
Engelman ishte kafshuar nga një peshkaqen i vogël dhe ishte dërguar në spital, ku ishte qepur 15 herë. Të hënën, ai u kthye në plazh me djalin e tij dhe incizoi atë, për të cilin thotë se ishte i njëjti peshkaqen.
“Tani që kemi kapur peshkaqenin që më kafshoi dorën do ta hamë”, thotë ai.
Engelman ka thënë për “Sun-Sentinel” se ai ka kapur disa herë peshkaqenë në të kaluarën dhe se ishte 100 për qind i sigurt se ka zënë të njëjtin që e kishte kafshuar ditë më parë.
Diskutime rreth kësaj post