Me qëllim për të frenuar ecjen me shpejtësi të lartë dhe për të shmangur aksidentet, policia ka vendosur që të vendosë radarë në rrugët kryesore të Shqipërisë.
Radarët do të vendosen në akset kryesore dhe më problematike në vend.
Bëhet fjalë për rrugët hyresë në Shqipërisë, si nga Kosova, Greqia, apo edhe rruga Tiranë-Durrës.
Akset ku do të vendosen radarët janë:
Tiranë-Durrës-Kavajë-Lushnje-Fier-Tepelenë-Gjirokastër
Fier-Vlorë
Tiranë-Shkodër
Milot-Kukës
Tiranë-Elbasan.
Vendosja e radarëve do të fillojë gjatë fundjavës dhe të gjithë drejtuesit e mjeteve të kapur me shkelje do të dënohen.
Diskutime rreth kësaj post