Gjatë kontrollit të policisë kufitare në portin e Durrësit, efektivët kanë gjetur sasi paund të padeklaruar tek tre qytetarë shqiptarë.
Nga burimet zyrtare mësohet se ditën e djeshme, një sasi paund e padeklaruar iu gjetën në çantë dhe u bllokuan, 38-vjeçares me inicialet N. M., gjatë kontrollit në mjetin tip ‘Audi’ që drejtohej prej saj.
Për këtë rast policia njofton se veprimet do të kryhen nga DVP Durrës.
Po ditën e djeshme, rreth orës 13:30, në pikën kufitare Port, Durrës, janë kapur me nga një sasi paund të padeklaruar dy persona të tjerë me inicialet B. M., dhe F. Gj., 32 vjeçe e 41 vjeç.
Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së shkallës së Parë Durrës, sipas neneve 179/a dhe 25 të Kodit Penal.
Diskutime rreth kësaj post