Tërmeti është ndjerë rreth orës 15:46, ka pasur një magnitudë prej 3.5 ballësh të shkallës “rihter” dhe ka pasur epiqendrën rreth 6 kilometra në lindje të Lushnjës.
Shqipëria është përfshirë nga një valë tërmetesh gjatë muajit korrik, me epiqendrën që fillimisht ishte pranë gjirit të Lalzit dhe më pas u spostua pranë Rrogozhinës dhe tashëm së fundi në lindje të Lushnjës.
Tërmeti më i fortë u regjistrua më 4 korrik, me epiqendër në gjirin e Lalzit dhe me magnitudë 5.1 ballë, lëkundjet e të cilit u ndjenë të forta edhe në Tiranë e Durrës.
Diskutime rreth kësaj post