Në Shqipëri vazhdon të ashpërsohet debati për shembjen e Teatrit Kombëtar. Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Bash aka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama. Në një bashkëbisedim me gazetarët Basha tha se kalimi i ligjit për Teatrin Kombëtar është shpallje lufte dhe se opozita do i përgjigjet po me luftë. Basha madje paralajmëroi Ramën me fjalët: Nëse guxoni t’i vini minat Teatrit Kombëtar, të jeni të sigurtë që minat do t’jua vëmë dhe kullave tuaja me ligj.
“Akti i kalimit të ligjti është shpallje lufte ndaj interesit publik, shpallje lufte ndaj kushtetutës, shpallje lufte ndaj kulturës dhe trashëgimisë kulturore. Nëse kryetalebani dhe aksesorët e tij, në këtë krim, nuk tërhiqet do i përgjigjemi me luftë totale. Jam i sigurtë që populli do të bëjë atë që bën për të mbajtur gjallë pemën e lirisë, sepse ajo po kërcënohet – deklaroi Lulzim Basha.
Video:
Diskutime rreth kësaj post