Policia greke ka vënë në pranga tre shqiptarë të cilët akuzohen për vjedhjen e shtëpive luksoze në Mykonos.
Siç raportojnë mediat helene tre shqiptarët vepronin kryesisht gjatë muajve të verës, ku ishulli është i tejmbushur me turistë dhe të pasur.
Policia ka dyshime se tre të arrestuarit janë pjesë e një grupi të gjerë në fushën e vjedhjeve.
Dyshimet për tre personat filluan të mërkurën e kaluar, kur policia vërejti tre persona të cilët po lëvizinin me një makinë Citroen. Më pas ata janë ndaluar dhe pas kontrollit të policisë i janë gjetur disa kartmonedha, por edhe bizhuteri luksoze, unaza, laptope dhe tableta.
Grabitjet e kryer nga shqiptarët
Nga hetimet rezulton se tre shqiptarët kishin grabitur një biznesmen kanadez, i cili ishte duke shijuar pushimet e tij në Mykonos. Ata kishin vjedhur një unazë floriri, të holla dhë një laptop me vlerë 3 mijë euro.
Po ashtu pre e grabitjes së shqiptarëve kishte rënë edhe një pronar dyqani, ku i vodhën bizhuteri të shtrenjta dhe 7 mijë euro.
Foto:
Diskutime rreth kësaj post