I pyetur se cili lider – Angela Merkel apo Vladimir Putin – reprezenton më mirë interesat e vendit të tij, Donald Trumpi edhe njëherë tjetër dha një përgjigjje të tmerrshme.
Këto komente – shkruan The Guardian – janë më të fundit në vargun e sulmeve që po i bën ai ndaj kancelares gjermane.
“Angela ishte një superyll deri kur lejoi miliona njerëz të hynin në Gjermani,” tha Trump në një intervistë për Fox News. “Kjo e lëndoi shumë atë, siç e dini. Ajo ishte e pamposhtshme në zgjedhje. Lejoi miliona njerëz të hynin… ishte migrim i madh dhe natyrisht, e lëndoi shumë Angelën.”
Si përfundim, Trump shtoi: “Nuk dua të the se cili është më i mirë se tjetri, por do ta them këtë, ajo është lënduar shumë shumë keq nga emigrimi – shumë shumë keq.”
Në intervistën për Foxin, Trumpi e vuri në pikëpyetje meritën e aleancës ushtarake Nato, që u formua si mburojë ndaj agresionit sovjetik.
“Pse duhet që djali im të shkojë në Mal të Zi për ta mbrojtur?” e pyeti intervistuesi. Trumpi ia ktheu: “E kuptoj se çfarë po thoni. Edhe unë e kam bërë pyetjen e njëjtë… Mali i Zi është vend i vogël me njerëz shumë të fortë. Mund të bëhen agresiv dhe urime, jeni në luftën e III botërore.”
Gjatë kohës sa ishte në Bruksel dhe në Mbretërinë e Bashkuar, Trumpi iu ka thënë liderëve evropianë se politikat e tyre të emigracionit “po e shkatërronin kulturën e Evropës”.
Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/pergjigjja-shokuese-e-trumpit-kur-pyetet-merkel-apo-putin-559483/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright
Diskutime rreth kësaj post