Ajo çka tashmë dihet me siguri, është fakti që gjumi luan një rol parësor dhe të domosdoshëm në jetën tonë dhe na shërben për të pasur marrëdhënie më të mira me botën e jashtme.
Pyetja përse flemë, ka intriguar gjithmonë shkencëtarët, të cilët janë thelluar hap pas hapi ndërsa eksperimentet e shumta nxjerrin në pah rëndësinë e jashtëzakonshme që kanë për mirëqenien dhe vetë jetën tonë, orët e errësirës së natës.
Por, çfarë ndodh kur ne jemi në gjumë? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje ka disa teori.
Gjatë gjumit, truri ynë përjeton dhe përpunon të gjitha përvojat e ditës. i çmonton, i kategorizon dhe i vendos ato në zona të ndryshme të tij. Dhe aty qëndrojnë në formën e kujtimeve.
Ky lloj spastrimi është ajo ndjesi që në mëngjes e quajmë “çlodhje”, apo “mendje të lehtë”.
“Gjumi është një magji më vete”, thotë professor Robert Stickgold, që konsiderohet si një nga pionierët e studimeve në këtë fushë.
Ai tregon se organizmi ynë i të menduarit, gjatë natës, nuk kufizohet vetëm në vendosjen rregull në tërësinë e ngjarjeve që përjetojmë gjatë ditës, por në shumë më tepër.
Sipas tij, gjatë natës bëhet përpunimi i përvojave dhe në njëfarë mënyre integrimi i përvojave të reja jetësore me ato të vjetra.
Një gjumë i mirë na mban në formë dhe na ruan nga sëmundje të ndryshme të zemrës, të cilat në mungesë të tij do të agravoheshin dhe do të ishin më të shpeshta.
Kështu, mungesa e gjumit, ose mosngopja me gjumë e rrit hormonin e grelinës që është i lidhur me oreksin dhe ul atë të leptinës që ka të bëjë me ngopjen. Mungesa e pushimit jo vetëm aktivizon gjithë mekanizmin e stresit, por krijon edhe probleme të vërteta fizike.
Patë në këtë këndvështrim gjumi konsiderohet prej studiuesve një nga tri shtyllat kryesore të shëndetit të njeriut së bashku me dietën dhe ushtrimet fizike.
Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/shneta/perse-fleme-do-habiteni-me-pergjigjen-554668/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright
Diskutime rreth kësaj post