“Neymar dhe Kylian Mbappe janë të dy të vendosur të qëndrojnë tek Paris Saint-Germain”.
Kështu ka thënë drejtori sportiv i klubit francez, Luis Fernandez i cili në këtë mënyrë ka hedhur poshtë të gjitha lajmet për një transferim të mundshëm te Reali i Madridit, shkruan “Goal”, raporton SYRI.net.
“Neymar ka vendosur të qëndrojë në Paris Saint-Germain,” tha ai, duke shtuar më vonë se “edhe Mbappe do të qëndrojë të paktën edhe një sezon te PSG-ja”.
Reali i Madridit është duke kërkuar zëvendësuesin e Ronaldos që u largua drejt Juventusit.
Diskutime rreth kësaj post