Fjalët e Kryeministrit Rama në konferencën me Johanes Hahn, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim i ka konsideruar si të bukura që nuk të çojnë gjëkundi, dhe aq më pak në Bashkimin Europian.
Në një postim në facebook, Monika Kryermadhi shkruan se kjo strategji që Rama po përdor sot “nuk është gjë tjetër vetëm një kopje e strategjisë që ish-ministrja Klajda Gjosha ia ka kerkuar për ta zbatuar, por që se bëri kurrë”.
Si arsye të moshapjes së negociatave, Kryemadhi rendit këto arsye.
“Paaftësia, arroganca dhe korrupsioni, përfshirja në trafiqe dhe lënia e Shqipërisë jashtë hapjes së negociatave nuk mund të ndreqen me kopjet që i merr nga ish-Ministrja e Integrimit”.
Kryetarja e LSI-së vijon më tej se asnjë fjalë apo lajkë nga Brukseli nuk i shërben Shqipërisë.
“Asnjë deklaratë e thënë në anglishte të qartë, asnjë kompliment apo lajkë e bërë për ndërkombëtarët e Brukselit apo ata që janë në ikje e sipër, nuk e zhbën dot trafikun e drogës, përfshirjen në krimin e organizuar, shkatërrimin e administratës publike dhe ngecjen në reformën në drejtësi.
Ndaj çdo përpjekje për shoë me ngjyra e ndriçim artificial është thjesht i dalë mode si metodë për të gënjyer shqiptarët, që sot më shumë se kurrë e kanë kuptuar dhe ndjerë paaftësinë, makuterinë, banditizmin dhe arrogancën e veshur me rroba të bukura të një qeverie në ikje e sipër”, shkruan në facebook znj. Kryemadhi.
Ajo e mbyll reagimin duke bërë një sqarim.
“P.S. E kanë gënjyer kaq shumë komisionerin Hahn, sa nuk i kanë thënë, që për studentët e magjistraturës numrin tyre e vendos KLP dhe KLGJ, të cilat ky kryeministri që e pret nuk ka për t’i ngritur kurrë”.
Diskutime rreth kësaj post