Edi Rama, me atlete të bardha apo me këpucë, duket se në darkën zyrtare në Bruksel gjatë samitit të NATO-s ku morën pjesë krerët e vendeve të Aleancës së Atlantikut, tërhoqi vëmendjen e presidentit të SHBA-së Donald Trump, jo nga veshja, por nga fjalimi.
Në darkën informale të 11 korrikut 2018, liderët e NATO-s folën gjithsecili dhe parashtruan idetë e tyre të vëmendjes së Aleancës për çështjet e nxehta në botë, pa lënë mënjanë edhe ballkanin, raporton newsbomb.
E ndërkaq, duket se Donald Trump, pasi kanë përfunduar gjithë diskutimet, ka dhënë vlerësimin e tij për atë që ishte biseduar, por edhe për detajet apo fjalimet që i kishin bërë përshtypje.
“I vetmi kryeministër që kupton situatën në NATO, që kupton Amerikën dhe politikat që po ndiqen, është kryeministri shqiptar. Ku është ai? – është drejtuar Donald Trump për të gjetur kryeministrin shqiptar mes liderëve të tjerë dhe më pas iu drejtua në sy: Falemnderit Kryeministër”.
Shumë nga bisedat që kanë ndodhur aty kanë mbetur konfidenciale, por burime diplomatike për “newsbomb”, evidentuan këtë deklaratë, që në fakt, u ka bërë përshtypje dhe liderëve të tjerë që kanë ndjekur debatet.
29 vendet anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut diskutuan gjerësisht për çështjet të terrorizmit ndërkohë që pati edhe një ftesë të qartë për Maqedoninë dhe përfshirjen e saj në Aleancë. Samiti u krye në presionin e madh të SHBA që kërkoi rritjen e buxhetit të vendeve të NATO-s sikurse është vendosur nga vetë Aleanca.
Diskutime rreth kësaj post