Trajneri i Kroacisë është i mërzitur dhe krenar me djemtë e tij, pas humbjes në finale të Kupës së Botës.
Kroacia ka humbur në finale të garës më të madhe të Kupës së Botës ndaj Francës me rezultatin 4-2, shkruan GazetaBlic.
Trajneri, Zlatko Dalic ka theksuar se lojtarët e Kroacisë kanë përfaqësuar të gjithë vendin me paraqitjet fenomenale në Kupën e Botës.
Pasi mori medaljen e argjendtë, Dalic theksoi se është edhe i mërzitur edhe krenar.
“Ne jemi të mërzitur dhe krenar, kemi luajtur mirë, kemi humbur qëllimin tonë, ishte e vështirë. Ne duhet të jemi të lumtur dhe krenar. Francezët kanë luajtur mirë, kemi marrë dy gola aksidentale, por ky është futbolli”, tha trajneri i Kroacisë pas përfundimit të takimit.
Diskutime rreth kësaj post