Athina dhe Ankaraja u dakorduan të bëjnë përpjekje për ulje të tensioneve në rajoent kufitare të Detit Egje, deklaroi kryeminsitri i Greqisë, Aleksis Cipras pas takimit të djeshëm me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan më margjina të Samitit të NATO-s në Bruksel.
“Ia përmenda presidentit turk shtimin e rasteve të shkeljeve turke në hapësirën ajrore greke mbi Detin Egje. Në fund të fundit, ne u dakorduam të bëjmë përpjekje për ulje të tensioneve”, theksoi Cipras, pas bisedimeve dyorëshe, të cilat i cilësoi si të “vështira”.
Sipas të dhënave të Ministrisë greke të Mbrojtjes në vitin 2017 aeroplanë turq rreth 1,5 herë e kanë shkelur hapësirën ajrore greke mbi Detin Egje.
Gjatë bisedës, Cipras e ngriti çështjen për mbajtjen e dy ushtarëve grekë në Turqi, për shkak se u gjendën në territorin turk. Ata u akuzuan për spiunazh dhe ndodhen në burg në Edrene.
Erdogan, ndërkaq, i përmendi tetë oficerët turq, të cilët ikën me helikopter ushtarak në Greqi më 16 korrik 2016 pas tentimit për grusht shtet në Turqi. Gjykatat greke refuzuan t’ia dorëzojnë Ankarasë, sepse konsideruan se padia ndaj tyre nuk do të ishte e drejtë në atdheun e tyre dhe se atje do të maltretoheshin, e madje edhe do të vriteshin.
Cipras dhe Erdogan, gjithashtu, biseduan për çështjen qipriote, ndërsa kryeminsitri grek e ceki rëndësinë e vazhdimit të negociatave nën patronatin e Sekretarit të përgjithshëm të KB-së, Antonio Guteresh. Sipas fjalëve të tij, u arrit marrëveshje për kontakte mes minsitrave të punëve të jashtme të dy vendeve në këtë temë
Diskutime rreth kësaj post