Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku sot janë bërë prindër për herë të parë. Çifti mirëpriti të enjten e 12 korrikut vogëlushen e tyre të parë.Vajza e çiftit të njohur është pagëzuar me emrin Ajka.
Vetëm pak çaste më parë Besi ka publikuar një foto të këmbës së vogëlushes sëbashku me duart e tyre.
Postimi i plotë i Bes Kallakut:
O lul’e bukur e gjakut tim. I gjithë kuptimi i jetës dhe i vetes, qenka jo më i madh se ti, jo më shumë se 2 duart e mia, as më i rendë se disa kg, sa e vogël bota, kaq sa ti qenka. Asgjë si ty, asnjëherë sja kam ndjere rëndesinë, vlerën dhe plotësin jetës më shumë se sot. Vendosëm të të quanim AJKA. Babai yt, qysh i vogël mezi priste që Ija të ziente qumështin dhe fshehurazi t;i vidhte AJKËN, si shija më e mirë e fëmijërisë.
Nëna jote është “ajkë” më vete. Është kujdesur aq shumë për ty, është lutur aq shumë edhe sa shumë të ka kënduar këngë engjëjsh. Nuk do t’kesh probleme ninullash me pak fjalë. Edhe un do përpiqem, por un di ninulla vetëm per Skiftera, me vjedhje zemrash, edhe për Baftjarin, por që ti ske si ta njohësh.
Ajka, në jetë jep sa më shum dashuri, nga bota jote, po vjen në një botë tjetër ku për kaq shekuj kemi bërë vetëm shpikje se si ta shkatërrojmë edhe jo ta ndreqim. Ti nise kontributin tënd duke bër gjithçka me dashuri, si forcën dhe energjinë më të jashtëzakonshme, prej saj erdhi edhe krijimi i qenies tënde dhe prej saj erdhi i gjithë krijimi i gjithçkaje.
Ndaje kafshaten e bukës me nevojtarët edhe mos jep vetëm thërrimet. Gjatë jetës kam dashur të jap vetëm buzëqeshje tek të tjerët, por askush s’më ka bo të qesh e t’qaj njëkohësisht, askush si ti. Hera e parë që jam publik, ti më bon të qesh veç sa lëvize dorën, me bone te qesh edhe kur hape syt, më bone me qesh edhe kur po flije, kuptova që un s’ja them humorit fare, kot e mbaj veten për të tillë. Un edhe nëna jote të premtojm më tepër se sa dashuri. Nejse, do më duhet te bohem edhe çun Fushë-Kruje kur naj djalë do guxojë të grricet me ty.
Vendosëm që ti të lindje këtu n’Shqipni, ta duash vendin tënd, mbase nuk do të t’ofrojë aq sa duhet, por do t’flasësh gjuhën më hyjnore n’botë, gjuhën e Perëndive, dhe gjuhën e Zotit, të parën, shqipen, pasurin me t’madhe të këtij kombi. Lutem për të gjithë ata që më njohin dhe i njoh, që Zoti ti bekojë me fëmijë, sinqerisht. Ajka, ti nuk e ke idenë sa t’lumtur jemi me ty, tani të lutem mundohu të na lesh të flem pak gjumë. Zoti ju rujt. Bes & Xhensila Kallaku.
Diskutime rreth kësaj post