Ajo njihet si një nga kritiket më të forta të kryeministrit Edi Rama. Po flasim për gazetaren Sonila Meço. Gazetarja, e cila pas mbylljes së Agon Channel në kohën kur Rama erdhi në pushtet ka hequr dorë nga ekrani, ka ironizuar paraqitjen e kryeministrit me atlete në Samitin e Londrës ku marrin pjesë liderë botërorë.
Përmes një postimi në Facebook, Meco shkruan se historia bëhet me punë të mira, jo me atlete të shtrenjta.
Ja postimi i plotë i gazetares në rrjete sociale:
Historia bëhet…me një skuadër të mirë, jo me atlete të shtrenjta. Sado i vogël.
Kaq e thjeshtë. Pikë.
Kapelen Kroacisë, super skuadër.
Kështu e ka përfunduar edhe gazetarja postimin e saj në rrjete sociale.
Diskutime rreth kësaj post