Studiuesi Hasan Bello ka postuar këtë herë, një dokument ku tregohet për një brigadë bullgare ëmbëlsirash që mban emrin e diktatorit shqiptar Enver Hoxha.
Kjo brigadë njoftonte rezultatet shumë të larta, të cilat sipas dokumentit vinin prej emrit të diktatorit.
Postimi i Plotë:
“Brigada bullgare e fabrikës së ëmbëlsirave “Enver Hoxha” – 14 shtator 1951
Me rastin e 9 shtatorit, festës kombëtare bullgare, drejtuesi i brigadës “Enver Hoxha” në fabrikën e ëmbëlsirave në Sofje, “Liljane Dimitrova”, Stefan Paskov, i shpreh kënaqësinë diktatorit shqiptar se brigada që mbante emrin e tij, kishte fituar vendin e parë. Kjo, pasi brigada në fjalë, kishte tejkaluar normën 170%. Ai i premton diktatorit shqiptar se do të përpiqeshin të mbanin lart emrin e brigadës si nga ana kuantitative dhe kualitative.
Përveç ironisë së emrit të një brigade ëmbëlsirash me atë të një diktatori nga më monstruozët të lindjes komuniste, të propagandës së proletariatit deri në kufijt e marrëzisë, duhet theksuar që letra të tilla që vijnë nga jashtë janë të rralla.
Ndërsa e kundërta, letrat e brigadave shqiptare, me emra shtetesh dhe diktatorësh të ndryshëm, janë të shumta. Kjo tregon se shkalla e servilizmit ndryshon/te nga një shoqëri në tjetrën edhe në kushte të tilla, kur regjimet diktatoriale ta imponojnë ovërdozën e servilizmit. /Albeu
Diskutime rreth kësaj post