Teksa nga Brukseli, dy kryeministrat Edi Rama dhe Aleksis Tsipras kanë dhënë sinjale të qarta për një marrëveshje të re për ndarjen e kufirit detar që mund të firmoset së shpejti, në Tiranë zëri i parë kundër asaj çka po diskutohet nga grupet negociatore është ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.
“Me çmë panë sytë, harta e kufirit detar që Greqia dhe Qeveria jonë kanë rënë dakort është tradhëti e pastër ndaj Shqipërisë!!!”, shkruan Manjani në Facebook.
Duke ju referuar kryeministrit Edi Rama, Manjani thotë se “ai që mban fjalime me Esadistë është në fakt Krye-Tradhëtari i Shqipërisë!”
“Më vjen keq, nuk do ta besoja po të ma thonin, që Ditmir Bushati ka rënë në këtë pellg zhuli!!! Ajo hartë e zezë po i imponohet grupit negociator, i cili duhet thënë se drejtohet nga pro grekë, por jo të gjithë janë ashtu!”, thekson ish-ministri i Drejtësisë.
Sipas tij “po të krahasosh hartën që duan të bien dakort këta me kërkesat e vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe, me ndarjen e vitit 2009, është keq dhe me keq”.
“Nuk është më vetëm çështje e zonës ekonomike, paralizohet edhe transporti detar dhe përfitimet e Shqipërisë në të! Tradhëtarët e vendosin kufirin fiks në kulimin e gjirit të Sarandës dhe propozojnë të ndajmë barabar detin e hapur! O zot, është momenti të thuash edhe ti fjalën tënde!!! Qeveria jonë, e pa mandatuar nga Presidenti i Republikës kërkon të bjerë dakort me SHKËMBIM TERRITORI!!!”, shton Manjani në reagimin e tij të ashpër.
Në fund Manjani nënvizon se të gjitha nenet e Kodit Penal e dënojnë këtë poshtërsi, me KALBJE NË BURG, pasi kjo nuk është më çështje kulturore, por çështje tërësie territoriale e shtetit tonë të përbashkët.
Diskutime rreth kësaj post