Policia italiane ka vënë në pranga 2 shtetas shqiptar në zonën Macconi në Ragusa. Policia zbuloi një fermë ku kultivohej kanabis, e cila ishte në pronësi të 36-vjecarit shqiptar, Andi Sina.
Veç tij u arrestuan edhe Enio Toska, 18 vjeç (shqiptar), Maria Alina Lupu 37 vjeç dhe Alexandru Enachi, 18 vjeç me kombësi rumume.
Gjatë kontrollit rutinë të policisë brenda serës ku kultivoheshin domate, u gjetën shumë rrënjë marijuane të lartësisë nga 180 deri në 230 cm. Numri i saktë ende nuk është publikuar nga policia.
Diskutime rreth kësaj post