Presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviq sonte nuk do të jetë në stadium për të mbështetur edhe fizikisht kombëtaren kroate në ballafaqimin gjysmëfinale me Anglinë në Botërorin Rusia 2018.
Ajo nuk ka mundur të udhëtojë në Rusi pasi që është duke marrë pjesë në Samitin e rëndësishëm të NATO-s që po mbahet në Bruksel.
Mirëpo, Grabar Kitaroviq nuk e ka lëshuar rastin që t’ju jep zemër futbollistëve kroatë, duke postuar një mesazh emocional në Facebook, shkruan lajmi.net.
“Luani për familjet tuaja, për të rinjtë që kërkojnë një mundësi, për Kroacinë tonë, luani për popullin kroat dhe për të gjithë tifozët tonë. Me fat dhe shihemi në finale”, ka thënë presidentja kroate në mesazhin drejtuar ‘Vatreni’ (të zjarrtëve) siç njihet ndryshe kombëtarja kroate.
Mesazhi i plotë:
Të zjarrit tonë të dashur, përshëndetje të ngrohtë nga Brukseli, nga Samiti i NATO-s. Për fat të keq sonte nuk do të mund të jem fizikisht me juve, por me gjithë zemër dhe çdo sekondë do të jem në ndeshje. Luani sonte më së miri dhe më së bukuri ashtu siç dini ju. Luani për familjet tuaja, për të rinjtë që kërkojnë një mundësi, për Kroacinë tonë, luani për popullin kroat dhe për të gjithë tifozët tonë. Me fat dhe shihemi në finale.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post