Pamje si këto banorët e Tiranës i shohin çdo ditë. Janë shitës ambulantë, njerëz në varfëri ekstreme që shitjen në rrugë e kanë burimin e fundit të të ardhurave. Herë i luten policëve bashkiakë për mëshirë, herë tentojnë të ikin për të shpëtuar mallin që shesin dhe herë bëjnë rezistencë për aq sa munden.
Nga urdhri i Erion Veliajt për t’i “pastruar” rrugët nga shitësit ambulantë, kësaj radhe e kanë pësuar dy të moshuar që shisnin misra në rrugë. Burrë e grua, përpiqen me sa fuqi kanë të mbajnë zgarën. Me britma gruaja i kërkon policëve të ndalen për të marrë sendet e tjera në zgarë, ndërsa burri e tërheq me sa mundet. Video është bërë nga kalimtarë të rastit. Vlejnë këto pak sekonda të filmimit për ta kuptuar se sa e rëndë ka qenë për burrë e grua veprimi i policëve.
Video:
Diskutime rreth kësaj post