Operacioni i shpëtimit në Tajlandë po shkon drejt fundit. Në ditën e tretë të operacionit janë nxjerrë nga shpella 3 djem, duke e çuar numrin e futbollistëve të shpëtuar në 11-ë. Ky ishte shpëtimi i tretë i suksesshëm si së martës.
Njëri nga djemtë, që u shpëtua po trajtohet në institucionin mjekësor në vend, sipas një zyrtari të marinës tajlandeze. Në shpellë kanë mbetur akoma një djalë dhe trajneri i tij.
Futbollistët të moshën 11 deri në 16 vjeç si edhe trajneri i tyre u bllokuan në shpellë që prej datës 23 qershor.
Grupi i parë me 4 djem u shpëtuan të dielën, ndërsa katër të tjerë të hënën. Ata u ftuan në finalen e Kupës së Botës nga FIFA të premten e kaluar.
Qindra vullnetarë kanë punuar gjatë gjithë kohës, shumë nga të gjithë Tajlandë, duke gatuar dhe shërbyer falas ushqim për punëtorët e shpëtimit ndërsa media të ndryshme janë të stacionuara në qendrën e komandës pranë kompleksit të shpellës Tham Luang./OraNews
Diskutime rreth kësaj post