Analisti i njohur Fatos Lubonja teksa fliste në studion e News24, për ligjin që kaloi në Parlament për shembjen e Teatrit Kombëtar, tha se nëse ky ligj kalon edhe në Presidencë, më mirë opozita të largohet nga Kuvendi dhe të shpallet Monarki me një kapobandë në krye.
“Është një projekt ligj që përbën një moment kyc në historinë e kësaj pseudo demokracie që kemi ne, qoftë për faktin si është bërë një prolekt ligj për një kompani private për të grabitur një tokë publike, këtu kemi parlamentin që vepron si një bandë dhe nëse ka shembull që provon këtë është ky, vë në dukje brishtësinë e situatës, presim si do reagojë Presidenti.
Është antikushtetues dhe këtë e kanë shpejguar juristët, shkel barazinë e konkurencën, e nëse kalon edhe ky ligj më mirë të iki opozita nga parlamenti të shpallet një lloj monarkie ose një kapobandë në krye të venidt se edhe monarkia absolute nuk vepron kështu, pra të ikin. Besoj se duhet rezistuar, por mungon edhe Kushtetuesja. Mungesa e Kusthetueses është një pikë tjetër që tregon sa e rëndë është situata”, tha Lubonja.
Diskutime rreth kësaj post