Anija e transportit “SeaScanner” me flamur të Sierra Leones u largua në orët e para të mëngjesit të sotëm (02:30) pa marrë leje nga kaptineria e Portit të Durrësit duke dalë në det të hapur.
Një fakt i tillë është konstatuar vetëm në orët e para të mëngjesit ku edhe autoritetet shqiptare kanë njoftuar portet në detin Adriatik në Jon duke thënë se anija në fjalë ka ikur pa leje.
Aktualist, anija ndodhet në ujërat mes Italisë dhe Kroacisë (shiko galerinë sipër) dhe është duke lundruar me një shpejtësi të ulët prej rreth 8.2 knot/h (rreth 15.2 km/h), shkruan Albeu.com.
Vlen të theksohet se nga të dhënat duket se pasi iku nga porti i Durrësit, anija ka lunduar me shpejtësinë maksimale që ajo ka, rreth 10.2 knot/h. Shpejtësia e lundrimit është ulur kur ajo ka dalë në ujërat ndërkombëtare.
Ngjarja
Anija kishte sjellë kripë në Durrës më datën 26 qershor, një sasi prej 6 mijë ton.
Pas shkarkimit të sasisë 5500 ton, kanë hyrë në konflikt pasi pjesa 500 ton, ka rezultuar e përzier me qymyr dhe pritësi i mallit ka refuzuar ta marrë.
Në këto kushte të konfliktit civil kanë ndërhyrë studio ligjore për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve civile për mallin.
Për të mos penguar shkarkimin e anijeve të tjera që prisnin anija ‘Seascaner’ ka dalë në radë të portit Durrës.
Me gjithë dialogun e zhvilluar nga përfaqësuesit ligjorë të dy kompanive, nuk kanë rënë dakord për sasinë e mbetur 500 ton.
Mbrëmë rreth orës 03:30, anija ‘Sea Scaner’ pa njoftim dhe pa plotësuar asnjë dokument është larguar nga Rada e Portit Durrës.
Kapiteneria ka njoftuar policinë e kufirit dhe rojën bregdetare si dhe kapiteneritë e vendeve të rajonit. Anija është në rrugëtim nëpër veri në detin Adriatik.
Jemi në kontakt me vendet partnere dhe po e monitorojmë lëvizjen e saj”, -deklaroi Paulin Ndreu, Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë detare.
Arratisjen e saj pa marrë leje nga asnjë prej autoriteteve portuale në Durrës, e ka konfirmuar edhe kapiteni i Portit të Durrësit Taulant Allka.
Për mediat ai tha se tre ditë më parë anija i ishte drejtuar radës së jashtme pas konfliktit tregtar që kishte kompania pritëse e mallit me transportuesin për shkak të cilësisë së mallit.
Anija më herët kishte ngarkuar qymyr dhe pa u pastruar depozita e anijes ishte ngarkuar me kripë. Çka ka bërë që kompania pritëse e mallit të vërejë që kripa ishte jashtë cilësisë së duhur se ishte përzierë me qymyr.
Ky konflikt bëri që kapiteni sirian i anijes t’i japë urdhër ekuipazhit me 12 anëtarë të tjerë egjiptianë të largohen nga Porti i Durrësit në orën 2:30 të mëngjesit. Për më tepër mësohet se malli nuk ishte i siguruar, pra siguracioni nuk mbulonte dëmin e shkaktuar.
“Kapitaneria ka lajmëruar vendet partnere dhe kapiteni pritet të përballet me masa ndëshkuese sipas ligjeve ndërkombëtare ujore”-, tha Taulant Allka.
Ndërkohë, sistemet e navigimit, e identifikojnë vendndodhjen e anijes, duke u larguar në drejtim të veriut, të detit Adriatik, sikurse e konfirmoi edhe Palin Ndreu
Diskutime rreth kësaj post