Nipi i diktatorit Enver Hoxha, Ermali sot gjendet në burg dhe është dënuar me 10 vite për shkak të përfshirjes së tij në laboratorin e drogës “Xibraka”.
Jeta e tij përgjithësisht ka qënë e fshehur nga media por pas përfshirjes së tij në rrjetin e drogës dhe arrestimit të tij, ai u vu në lupën e gazetarëve.
Nipi i ish-diktatorit, Enver Hoxha gjatë jetës ka pasur lidhje me disa femra të bukura në Tiranë, dy prej të cilave kanë qenë Miss-e.
Dhe në fakt, 41-vjeçari, djalit i Ilir dhe Teuta Hoxhës, është martuar me dy Miss-e. Me siguri të gjithë e njihni Rezarta Shkurtën, këngëtaren e njohur që e ka nisur karrierën në garën e “Miss Shqipërisë”.
Por, përpara saj, Ermali ka qenë i martuar edhe me Sonila Çaushajn, nga martesa me të cilën ka edhe një djalë.
Sonila është divorcuar nga Ermali disa vite më parë dhe thuhet se kontaktet me familjen e tij i ka pasur të rralla.
Madje, në vitin 2015 ajo është përfshirë në një konflikt publik me nënën e Ermalit, Teuta Hoxhën, pasi kjo e fundit e kishte përmendur në librin e saj biografik. /Albeu
Diskutime rreth kësaj post