Erion Veliaj deklaron se nuk ka të ardhura të tjera përveç pagës, ndërkohë që bashkëshortja e tij është ajo që përballon shpenzimet e mëdha që duhet të bëjë familja.
Për vitin 2017 ai deklaron 1.573.940 lekë nga paga si Kryetar i Bashkisë së Tiranës, rreth 15 milionë lekë të vjetra. Thuhet se ai ka fituar edhe 8 mijë euro nga shitja e një makine.
Ndërsa shtesat në llogarinë bankare të bashkëshortes së tij Ajola Xoxës janë me 50 apo 30 mijë euro, shuma disa herë më të larta se ato të bashkëshortit.
Më poshtë të dhënat e marra nga Open Data, për pasurinë e Veliajt.
ERION VELIAJ, TE ARDHURAT PER VITIN 2017
Të ardhura neto të vitit me vlerë 1 573 940 Lekë, nga paga si Kryetar i Bashkisë Tiranë.
Të ardhura me vlerë 8 000 Euro nga shitja e autoveturës tip Peugot, sipas kontratës noteriale me datë 19.12.2017
1) Shtesë me 856 007,73 Lekë në llogarinë bankare pranë C…Bank, me të ardhurat nga paga, dietat dhe rimbursimet e biletave për lëvizjet dhe pjesëmarrjen në aktivitetet ndërkombëtare jashtë shtetit. Gjendja e llogarisë në fund të vitit është 2 028 049,39 Lekë
2) Shtesë me 9 110,11 Euro në llogarinë bankare pranë C…., nga të ardhurat e pagës, dietave dhe rimbursimet e biletave për udhëtimet dhe pjesëmarrjen në aktivitetet ndërkombëtare jashtë shtetit si dhe nga shitja e autoveturës tip Peugot. Gjendja e llogarisë në fund të vitit është 10 135,32 Euro.
3) Gjendje me vlerë 0 USD në llogarinë pranë C…., e cila është mbyllur.
4) Gjendje me vlerë 5 308,41 Euro në llogarinë bankare pranë I…Bank, krijuar me të ardhurat nga paga e subjektit dhe ushtrimi i profesinit të bashkëjetueses. Nuk ka ndryshim nga deklarimi i mëparshëm.
5) Shtesë me 8 USD në llogarinë bankare pranë I…, krijuar me të ardhurat nga paga e subjektit dhe ushtrimi i profesionit të bashkëjetueses. Gjendja e llogarisë në fund të vitit është 8 302,10 USD, e përbashkët me bashkëjetuesen.
TE ARDHURAT E AJOLA XOXES PER VITIN 2017
Bashkëjetuesja, të ardhura me vlerë 5 706 013 Lekë nga aktiviteti i konsulencës ligjore, biznes me NIPT K91503025N.
6) Bashkëjetuesja, gjendje e llogarisë bankare pranë BKT me vlerë 50 253,62 Euro, të ardhura nga ushtrimi i profesionit.
7) Bashkëjetuesja, gjendje e llogarisë bankare pranë BKT me vlerë 32 169,41 Lekë, të ardhura nga ushtrimi i profesionit.
8) Bashkëjetuesja, gjendje e llogarisë bankare pranë I…. me vlerë 5 497,03 Euro, të ardhura nga ushtrimi i profesionit.
9) Bashkëjetuesja, gjendje e llogarisë bankare pranë I… me vlerë 11 472,64 Lekë, të ardhura nga ushtrimi i profesionit.
10) Bashkëjetuesja, gjendje e llogarisë bankare pranë I…. me vlerë 33 049,79 Euro, të ardhura nga ushtrimi i profesionit.
11) Bashkëjetuesja, gjendje e llogarisë bankare pranë I…. me vlerë 1 875 910 Lekë, të ardhura nga ushtrimi i profesionit.
Diskutime rreth kësaj post