Argjentina ka pësuar një nga dështimet më të mëdha në Kupën e Botës, teksa është mposhtur 3-0 nga Kroacia dhe tashmë kalimi i grupit ka shumë pikëpyetje.
Pas barazimit në takimin e parë ndaj Islandës, u mendua se skuadra e udhëhequr nga Messi do të reflektonte ndaj kroatëve, por ishin këtë të fundit që i dhanë leksion amerikanolatinëve.
Një gafë e pafalshme e portierit Caballero është shfrytëzuar maksimalisht nga Rebic në minutën e 53, duke kaluar në avantazh Kroacinë. Ndërkohë, goli i dytë për kroatët është shënuar nga Modric në minutën e 80, ndërsa Rakitic trefishoi shifrat në minutat e shtesës.
Me këtë fitore, Kroacia siguron vendin e parë, ndërsa gjithçka për Argjentinën është e varur tashmë nga ndeshja e fundit me Nigerinë, por edhe nga ecuria e takimit Islandë-Nigeri dhe Kroaci-Islandë.
Diskutime rreth kësaj post