Nëse kërkon të “gatuash” diçka speciale në një Kupë Bote, dije mirë se po e bën përpara miliarda njerëzve.
Ndaj, le ta themi njëherë e përgjithmonë se, kjo nuk është koha e përshtatshme për t’u përpjekur të lësh gjurmë, me diçka për të cilën nuk je praktikuar mirë më parë.
Kjo, sepse mund të rezultojë të bësh edhe një figurë qesharake. Pikërisht këtë duhej t’ia kishte thënë dikush më parë lojtarit të Iranit, Milad Mohammadi.
Një natë më parë, teksa Irani po ushtronte presion ndaj Spanjës në kërkim të atij barazimi që do t’i kishte vendosur në pozicion komod për të arritur kualifikimin në fazën e 1/8-ave, iranianët fituan një rivënie anësore.
Milad Mohammadi. Remember the name. #irnesp #wm2018 pic.twitter.com/SbH8MKnbgE
— worum.org (@worum_org) June 20, 2018
Mohammadi, i cili kishte hyrë si zëvendësues, ishte ai që mori përsipër të kryente këtë rivënie anësore, ndaj dhe mori topin në duart e tij. Shokët e tij të kombëtares u rreshtuan në zonën e rreptësisë së spanjollëve në pritje të topit të gjatë, por ajo që ndodhi la thuajse gjysmën e botës të shtangur dhe të kapluar nga të qeshurat.
Mohammadi puthi topin, e vendosi mbi kokë, e me një rrotullim 360-gradësh tentoi të performonte një teknikë saltoje klasike për rivënien anësore. Me përjashtimin, fatkeqësisht për të, se harroi pjesën më vendimtare të saj: të lëshonte topin nga duart!
Pas këtij dështimi epik, atij iu desh të rimerrte sërish hov dhe ta hidhte topin në mënyrën normale që mund ta bëjë një futbollist.
A është ky momenti më i keq i ndodhur në një Kupë Bote përgjatë historisë? Këtë gjykojeni vetë. Ajo që dihet me siguri është se, Mohammadi mund të mos e ketë bërë të rehatshëm gjumin e natës, pasi ky moment mund t’i ketë pushtuar mendjen e tij.
Pikërisht performanca e tij për të treguar një aftësi të panevojshme ka hyrë në librat e historisë së arenës botërore. Se çfarë donte të bënte ai, shiheni në videon pasuese…
Did the Iran player consider doing the old Steve Watson? pic.twitter.com/jG4CkZVdcg
— Jonny Sharples (@JonnyGabriel) June 20, 2018
Diskutime rreth kësaj post