Tre shqiptarë janë arratisur nga komisariati i policisë Argyroupoli në Athinë.
Sipas mediave greke mësohet se shqiptarët arritën të largoheshin nga komisariati rreth orës 06:00 të mëngjesit duke shkulur hekurat e dritares dhe më pas janë hedhur nga një lartësi prej 10 metrash.
Ata ishin arrestuar pasi akuzoheshin për më shumë se 70 vjedhje si dhe trafik të lëndëve narkotike.
Policia greke ka nisur një aksion të madh për kapjen e tyre. Nuk dihen ende emrat e shqiptarëve të arratisur nga stacioni i policisë./tvklan.al
Diskutime rreth kësaj post